1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiq: Pres përgjigjen e BE-së për deklaratën e Osmanit

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij pret përgjigjen e Bashkimit Evropian në lidhje me deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk do të ndryshohet për shkak të krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

- Advertisement -

Në një konferencë për gazetarë në Beograd, Vuçiq tha se kjo është çështje për BE-në.

“Nëse nuk duan ta ndryshojnë [Kushtetutën], atëherë e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do të presim përgjigjen e BE-së”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se refuzimi i Prishtinës për të zbatuar atë që është zotuar me marrëveshjet e Brukselit “flet më shumë për të sesa për Beogradin”.

- Advertisement -

Osmani, duke folur më 26 tetor për televizionin lokal në Kosovë, Kanal 10, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin ashtu siç është nënshkruar në Bruksel, sepse, sipas saj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar atë si jokushtetuese.

Në vitin 2013, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur marrëveshje për themelimin e Asociacionit.

- Advertisement -

Dy vjet më vonë, dy vendet kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Osmani ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka lënë hapësirë që Asociacioni të formohet në nivel të një organizate joqeveritare.

Sipas saj, ideja e Asociacionit, siç e parashikon marrëveshja e arritur në Bruksel, do të krijonte ndarje.

Duke komentuar deklaratën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq tha se kjo nuk është një gjë e re, por është “politikë e SHBA-së tash e tre vjet”.

“Ne nuk kemi nevojë për njohjen e tyre, nuk e di se çfarë do të ndodhë me ne. Ne jemi të njohur nga të gjithë”, tha Vuçiq.

Gabriel ka thënë të enjten se SHBA-ja e mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, duke e cilësuar atë si mënyrën më të mirë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Vuçiq vlerësoi se SHBA-ja nuk do të ndryshojë qëndrim për çështjen e Kosovës, në pavarësinë e së cilës, sipas tij, ka investuar shumë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit