0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuçiq s’do që Izraeli ta njohë Kosovën, planifikon të flasë me Netanyahun

Rekomandime

Serbia nuk dëshiron që Izraeli ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Për këtë presidenti serb Aleksandar Vuçiq planifikon që të premten të kontaktojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu përmes telefonit, pak ditë pasi Serbia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, shkruan të enjten “Jerusalem Post”.

- Advertisement -

Në marrëveshje ishte paraparë që Serbia duhet të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem e Kosova duhet të hapë një të tillë po aty, pasi menjëherë pas marrëveshjes kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e kryeministrit izraelit u pajtuan për njohje reciproke, me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediumit, Vuçiqi do ta kishte të vështirë t’ua pranonte votuesve të vet se po bëhet shteti i parë evropian që çon ambasadën në Jerusalem, siç parashihte marrëveshje e nënshkruar në Washington, përderisa Izraeli bën diçka që Serbia e konsideron të papranueshme: njohjen e Kosovës si shtet.

Burimet nga Serbia kanë thënë për “JPost” se Izraeli mund të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën “nën një prag të caktuar”.

- Advertisement -

Në fjalë të tjera, situata, sipas dëshirave të Serbisë, duhet të jetë e ngjashme me Izrael – Tajvan, aty ku Izraeli ka një konsullatë dhe lidhje tjera diplomatike, por jo një ambasadë apo njohje zyrtare të pavarësisë.

“Nëse Izraeli njeh Kosovën, Serbia prapëseprapë mund të hapë ambasadën në Jerusalem, por lidhjet me Beogradin do të degradoheshin ndjeshëm”, thuhet në raportim.

- Advertisement -

Në këtë shkrim, “JPost” ka folur edhe për videon që u bë virale nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes në Washington. Aty presidenti amerikan, Donald Trump, tregoi se Serbia do të zhvendosë ambasadën në Izrael nga Tel Avivi për në Jerusalem deri në korrik. Pas deklarimit të presidentit Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë ku po nënshkruhej marrëveshja e normalizimit ekonomik mes Kosovës e Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, filloi të shfletonte fletët dhe të shikonte anash. Dukej se nuk ishte komod për faktin se u përmend zhvendosja e ambasadës në Jerusalem. Ishte çështja e hapjes së ambasadës në korrik që e shqetësonte. Planet e Serbisë nuk ishin të tilla. Burimet e afërta me Vuçiqin kanë përmendur të enjten se presidenti serb kishte lajmëruar në mars për hapjen e një zyre tregtare në Jerusalem, që ishte hapi i parë drejt lëvizjes së ambasadës atje. Sipas shkrimit, hapja e ambasadës aty s’është problemi, por ai qëndron vetëm te njohja që Izraeli është pajtuar t’ia bëjë Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit