3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiq: Serbët dhe shqiptarët do të jenë kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka pritur sot në takim kryediplomatin gjerman, Heiko Maas.

- Advertisement -

Pas takimit, Vuçiq ka folur në një konferencë për media, teksa ka thënë se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut dhe për paqe me shqiptarët, transmeton lajmi.net.

Ajo çfarë ka marrë vëmendjen është një deklaratë e presidentit serb për popullin shqiptar dhe atë serb, teksa thotë se të njëjtit për 100 vitet e ardhshme do të jenë kombet më të mëdha në Ballkan, dhe se sipas tij kjo është arsyeja pse duhet një kompromis.

“Është e qartë se ne dhe shqiptarët do të jemi kombet më të mëdha në Ballkanin Përendimor në 100 vitet e ardhshme”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Vuçi ka thënë se konflikti i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje dhe se procesit të dialogut palët duhet t’i qasen në formë konstruktive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit