5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vuciq: Serbia nuk do ta refuzojë Amerikën

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi se do të jetë pjesëmarrës në bisedimet me përfaqësuesit e Kosovës me 2 shtator në Washington, që u organizua nga i Dërguari i Posaçëm i Presidentit Amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Vucic e përsëriti qëndrimin e tij që preferon ta luaj para opinionit serb, atë të viktimës kur tha “se nuk do të jetë lehtë”.

- Advertisement -

“Serbia nuk është në pozitë, nuk do të ishte mirë, të refuzoj bisedimet. Në bisedime do të marrim pjesë , e temat janë ekonomike. Kjo është e rëndësishme për ne, janë tema të mira. Këtë e konfirmoi edhe Hoti” tha Vucic në televizionin serb TV Pink.

Ai konstatoi se kjo do të jetë edhe një rast për Kosovën që të paraqitet si shtet i pavarur, dhe porositi që Serbia nuk do t’i trajtoj ashtu., as në Washington as në Bruksel, megjithëse “Amerikanët e konsiderojnë se Serbia e Kosova janë dy shtete të pavarura”, e këtë qëndrim e ka edhe administrata në Bruksel.

Emisari Amerikan Richard Grenell kishte njoftuar sot në Twitter për bisedimet në Washington mes Kosovës e Serbisë me 2 shtator.

- Advertisement -

“Pse Grenell e përdori termin ‘negociata’, kjo është pyetje për të. Vet amerikanët thonë se mbështesin negociatat përmes Bashkimit Europian. Jemi tepër të vegjël, dhe nuk është në interesin tonë të ndërhyjmë aty” tha Vucic si i ftuar në Tv Pink.

Vucic e përsëriti se nuk do ta trajtoj Kosovën si shtet të pavarur dhe shtoi se këtë të ja ketë thënë edhe Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

- Advertisement -

Vucic vazhdoi me qëndrimet e tij duke thënë se Serbia gjendet në situatë të rëndë dhe nuk duhet pasur dyshim që shqiptarët në teren do të ndërmarrin aksione kundër serbëve.

Ai vazhdoi me këto teori e tha se ata “kanë sjellë makina të mëdha dhe kanë hyrë në zonë të mbrojtur që të gërmojnë rrugën drejt Shqipërisë dhe aspak nuk brengosen për Manastirin e Deçanit, nuk shqetësohen për gjykatat që vendosën, për asgjë nuk brengosen…”

Vucic shtoi se është në interes si të serbëve dhe shqiptarëve hapja ekonomike dhe qarkullimi i lirë i mallrave, kapitalit dhe shërbimeve pasi kështu lehtësohet tregtia e qarkullimi i njerëzve dhe linjave ajrore e hekurudhore.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u takuan në Bruksel me 16 qershor në bisedimet që kishin ngecur për 20 muaj. Vucic dhe Hoti kishin konfirmuar se kanë biseduar për të zhdukurit, të zhvendosurit dhe çështjet ekonomike nën ndërmjetësimin e të Dërguarit për Ballkanin Perëndimor të BE’së, Miroslav Lajcak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit