2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçiq: Serbia pjesë e BE-së më 2026, Von Der Leyen ia kujton çështjen e Kosovës si kusht themelor

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po qëndron sot në Bruksel, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të BE-së.

Vuçiq pas disa takimeve që kishte, gjatë ditës ka folur edhe për integrimin e Serbisë në BE.

- Advertisement -

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq ka shprehur besimin se bazuar në bisedimet në Bruksel, në fund të mandatit të qeverisë së re, përkatësisht më 2024, do të përfundojnë negociatat e pranimit midis Serbisë dhe BE-së, dhe sipas tij Serbia pritet të bëhet anëtare BE-së në vitin 2026, transmeton Reporteri.

Unë nuk do të flas për detajet, por jam i kënaqur me të gjitha ato që biseduam me Ursula der Layen, jemi të bindur se jemi duke hyrë me optimizëm në një fazë të re të marrëdhënieve BE-Serbi”, tha Vuçiq pas takimit që kishte me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Tutje, Vuçiq tha se bazuar nga takimet që kishte ekziston një klimë e mirë në BE për të përshpejtuar pranimin e Serbisë në BE.

- Advertisement -

Unë mendoj se ka një klimë të mirë në BE për të konsideruar përparimin e përshpejtuar të Serbisë, dhe në të njëjtën kohë një dëshirë më të madhe në vendin tonë dhe një situatë të ndryshuar për të përshpejtuar rrugën tonë evropiane”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, shkroi sot në llogarinë e saj në Twitter se pati një bisedë të mirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, dhe tha se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për integrimin e Serbisë në BE.

- Advertisement -

“Dialogu me Kosovën është thelbësor”, tha ndër të tjera presidentja e KE-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit