15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vuciq shtroi në tavolinën e bisedimeve cështjen që e mbështet fuqishëm Edi Ramaavolinën e bisedimeve

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në tavolinën e negociatave me Kosovën në Washington sot, ka shtruar çështjen e mini-Shengenit Ballkanik.

- Advertisement -

Në një deklarim për media pas përfundimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, shefi i shtetit serb ka theksuar se gjatë bisedimeve ka luftuar që çështja e mini-Shengenit Ballkanik të pranohet nga pala kosovare.

“Ne po luftojmë që Prishtina të pranojë mini-Schengenin, që është e rëndësishme për shkak të lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve. Unë jam i kënaqur me pritjen e delegacionit tonë dhe jam mirënjohës që ata [amerikanët v.j] na dëgjuan, edhe pse nuk është shumë e lehtë për ne”, shpjegoi Vuçiq.

Nikoqirë të takimit kanë qenë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

- Advertisement -

Para fillimit të bisedimeve të enjten, Grenell ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe mundësinë për të krijuar një ekonomi gjallëruese.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ka deklaruar se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke.

- Advertisement -

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pala serbe do të bëjë çmos për të arritur një kompromis për çështje të rëndësishme ekonomike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit