6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçiq: S’më interesojnë modelet e tjera të Asociacionit, më intereson ajo që është nënshkruar

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak orë para takimit të Ohrit me kryeministrit Kurti ka deklaruar se do ta mbajnë Serbinë të plotë, siç është shkruar në Kushtetutë, por edhe se nuk duhet të përsërisim gabimet të së shkuarës, raporton mediumi serb “Tanjug”.

- Advertisement -

“Nuk është një periudhë e lehtë përpara nesh, por duhet ta dini se kur ne udhëheqim një politikë të përgjegjshme, serioze dhe të mençur, Serbia gjithmonë del fituese.” – ka deklaruar Vuçiq.

Ai theksoi se Serbinë do ta mbajnë të plotë, por në të njëjtën kohë nuk do të jenë të izoluar. Më tej ai ka pohuar se shpresoj për një dialog të mirë në Ohër, në mënyrë që gjërat të lëvizin.

“Unë nuk po udhëtoj në Ohër me mesazhe, por po përfaqësoj interesat e shtetit të Serbisë dhe popullit tonë në Kosovë”, deklaroi Vuçiq në Inxhija, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për të komentuar deklaratën e përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkani Perëndimor, Gabriel Escobar, se beson në një rezultat pozitiv të takimit në Ohër dhe me çfarë mesazhesh udhëton në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Tutje ai ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe mund të formohet vetëm në bazë të katër dokumenteve të nënshkruara, përkatësisht dokumenteve për ekipin menaxhues, parimeve, zbatimit dhe bazës, gjegjësisht marrëveshjes së parë.

“Të katër janë nënshkruar dhe përmbajtja e tyre duhet të plotësohet. Dhe fantazmagoritë e tyre për modelet daneze, suedeze dhe të tjera, nuk më intereson veçanërisht, më intereson ajo që është nënshkruar të përmbushet”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit