2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiq tallet me Kurtin përsëri

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon talljet me Sulejman Ugljanin dhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke thënë se janë të zemëruar pasi nuk kanë karrige.

Vuqic pas shtrirjes në spital dhe rehabilitimit i është kthyer cinizmit dhe komentimit të ngjarjeve politike. Ai komentoi takimin e Ugljanin dhe Kurtit duke e shpërfillur. Sa i përket kërkesës së të Ugljanin për status special të Sanxhakut, tha se ai është i zemëruar pasi nuk ka karrige.

- Advertisement -

“Sulës vetëm për karrige i ka mbetur hatri. Kur e shikoni synimin e fundit, e shihni se vetëm karriget i duan” tha Vucic për televizionin serb Pink e shtoi se Ugljanin mund vetëm “të ëndërroj” karrigen dhe statusin special.

Vucic vazhdoi të ngacmonte Ugljanin duke thënë se gjithmonë do të fitoj më shumë vota se ai nga boshnjakët në Sanxhak se Ugljanin, pasi ata e dinë se ai do të ju ndërtoj rrugët, e me atë autostradë do të lidhen Sjenica e Novi Pazari.

Vucic edhe më parë kishte tallur Ugljanin, “s’ka karrige për ty Sulo” e vazhdoi me talljet kur shtoi se janë të shumtë ata që janë të zemëruar për shkak se mbetën pa karrige.

- Advertisement -

Më parë për takimin e Kurtit me Ugljanin kishte ironizuar duke thënë se “e gjeti tenxherja kapakun”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit