4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiq thotë se Gjermania dhe Britania po e përkrahin Kosovën: Do të paguajnë serbë për të dalë në zgjedhje

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka reaguar nga Parisi pasi presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike për konsultim të datës për shpalljen e zgjedhjeve në katër komunat veriore, kryetarët e të cilave kanë braktisur institucionet.

- Advertisement -

Vuçiq e ka quajtur këtë një lajm të keq dhe sipas tij “Kurti dhe Osmani po synojnë t’i dëbojnë serbët nga vatrat e tyre”.

“Lajmi i keq është se ajo që Kurti po përpiqet të bëjë me lëvizje të një anshme është që në thelb dhe de fakto t’i dëbojë serbët nga vatrat e tyre”, pretendon Vuçiq.

Njëjtë e ka cilësuar edhe ftesën e presidentes Vjosa Osmani për konsultim me partitë politike për datën e zgjedhjeve në veri, derisa ka thënë se “serbët s’do të marrin pjesë në zgjedhje”.

- Advertisement -

Kreu i shtetit serb teksa ka folur për zgjedhjet ka thënë se është “Gjermania dhe Britania e madhe shtetet të cilat mbështesin veprime e njëanshme të Prishtinës”, dhe ka shtuar tutje se në zgjedhjet që do të organizohen “nuk do të marrin pjesë më shumë se 1500 persona”, disa prej të cilëve Vuçiq pretendon se do të jenë “serbë që do t’i sjellin” e që “do të paguhen nga Gjermania, Britania e Madhe e shqiptarët”, shkruan KoSseV, trasnmeton Express.

“… kështu që pjesa tjetër nuk do të të dalë dhe për serbët nuk do të vlejnë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Gjithashtu ka paralajmëruar “situatë të komplikuar” pas datës 21 nëntor kur edhe do të fillojë masa e gjobitjes për ata që lëvizin nëpër rrugët e Kosovës me targa ilegale. Vuçiq ka thënë se askush nuk rebelohet kundër qortimit, por paralajmëron se situate ndryshon kur do të fillojë gjobitja.

“Ata thonë se askush nuk ankohet kur i qortojmë. Epo, njerëzit nuk do të rebelohen kundër qortimit. Ti mendon se askush nuk do të protestojë kur t’i gjobitësh, atëherë – jetoni në një botë tuajën krejtësisht të gabuar dhe joreale”, ka thënë sot presidenti serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit