2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçiq: Unë nuk do të reagoj më ndaj ‘tregimeve’ për njohje reciproke

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se Beogradi dhe Prishtina do të diskutojnë për një zgjidhje kompromisi, por shtoi se pala kosovare “duhet të zbatojë atë që ka nënshkruar në Bruksel”.

- Advertisement -

Duke folur për RTS, ish-ministri i Informacionit në kohën e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, tha se Beogradi do të bëjë çmos të marrë pjesë në dialog dhe të diskutojë për ‘një zgjidhje kompromisi’.

“Ne do të presim për të parë se kur ata (Prishtina) do të përmbushin ‘detyrimet’ e tyre nga marrëveshja e 2013-së”, tha ai.

I pyetur nëse asociacioni i komunave me shumicë serbe është një vijë e kuqe për Beogradin, Vuçiq tha se nuk reagon më ndaj ‘tregimeve’ nga Prishtina për njohje reciproke.

- Advertisement -

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi të mërkurën që në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të vihet në tryezë mundësia e njohjes reciproke.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit