Sunday, July 21, 2024

E rëndë: Kjo është gruaja që vdiq pasi piu domestos

- Advertisement -
- Advertisement -

Një ngjarje e dhimbshme ndodhi të enjten për familjen Rashiti nga Vitia, pasi më e dashura e tyre, Drita, humbi jetën rrugës për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo vdiq një ditë pasi tentoi t’i jap fund jetës duke konsumuar domestos.

Burimet e medieve nga Emergjenca bëjnë të ditur se Drita Rashiti, 64-vjeçare nga fshati Sadovinë e Qerkezëve ishte dërguar të mërkurën në spital për shkak të gjendjes së përkëqësuar shëndetësore.

- Advertisement -

Për motive ende të panjohur, ajo fillimisht kishte tentuar t’i bëjë vetes keq, duke konsumuar preparate kimike.

Thirrja për ndihmë bëri që të intervenonte Emergjenca, me ç’rast gruaja u dërgua në spital për trajtim mjekësor, por për shkak të gjendjes serioze, u mor vendim që të transportohet në Qendrën Klinike Universitare.
Fatkeqësisht, ajo nuk arriti që të trajtohej në këtë qendër, pasi rrugës për humbi jetën, me ç’rast mjekët konstatuan vdekjen e saj.

Burimet e medieve thonë se ende nuk dihet motivi i rastit, prandaj me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi është dërguar në IML për obduksion.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura