5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

5 infermiere, pa asnjë kompensim u bashkohen mantelbardhëve, në Pejë, për ta luftuar Covidin-19

Rekomandime

Në kohën kur qytetarët e Republikës së Kosovës po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, mantelbardhët ka më shumë se pesë muaj që po qëndrojnë në vijën e parë të frontit.

E, sot pa asnjë kompensim Spitalit të Pejës, iu bashkuan edhe 5 infermiere vullnetare.

- Advertisement -

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare Facebook të këtij institucioni ku shkruhet:

5 Infermiere vullnetare pa kompensime e beneficione të tjera, por vetëm me vullnet për të ndihmuar të sëmurit me Covid-19 u bashkuan sot me personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Pa dyshim se ky vullnet është motiv shtesë për të gjithë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, sidomos të personelit shëndetësor që po trajton të sëmurët me Covid-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit