1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiqi e komenton ‘kushtin’ e Kurtit për marrëveshjen finale: Ai po del me kërkesa ekstreme

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka quajtur ekstreme kërkesat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e përsëriti dje se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve, përveç që duhet ta përmbajë njohjen e Kosovës nga Serbia, gjithashtu duhet t’ia sigurojë Kosovës një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Ai del me kërkesat e tij ekstreme, përmend karrigen e OKB-së dhe njohjen, flet për të si diçka normale, duke u mbështetur në Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të BE-së, dhe pastaj na vendos neve në një pozicion që të ndihemi ekstremistë. Por ne vetëm mbrojmë ligjet ndërkombëtare, rezolutën 1244”, tha Vuçiq sot para gazetarëve serbë, të cilët i kërkuan ta komentojë deklaratën e kreyministrit të Kosovës.

Vuçiq tha se është i gatshëm të ulet me partitë opozitare serbe për të biseduar lidhur me dialogun Kosovë – Serbi. Ai theksoi se interesi i Serbisë është që të mos ua kthejnë grave serbe fëmijët në arkivole.

“Nëse do të luftojmë për diçka dhe do t’i kthejmë fëmijët te nënat e tyre në arkivole, kjo nuk do ta bëjë të lumtur asnjë nënë. Ne duhet ta ndjekim një politikë serioze, përgjegjëse, ndonjëherë dinake”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

Te infektuar: 107,554 Sheruar: 104.679 Vdekur: 2,248

Vuçiqi e komenton ‘kushtin’ e Kurtit për marrëveshjen finale: Ai po del me kërkesa ekstreme

- Advertisement -

Lajme
Gazeta Express28/06/2021 14:04
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka quajtur ekstreme kërkesat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e përsëriti dje se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve, përveç që duhet ta përmbajë njohjen e Kosovës nga Serbia, gjithashtu duhet t’ia sigurojë Kosovës një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton Gazeta Express.

“Ai del me kërkesat e tij ekstreme, përmend karrigen e OKB-së dhe njohjen, flet për të si diçka normale, duke u mbështetur në Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të BE-së, dhe pastaj na vendos neve në një pozicion që të ndihemi ekstremistë. Por ne vetëm mbrojmë ligjet ndërkombëtare, rezolutën 1244”, tha Vuçiq sot para gazetarëve serbë, të cilët i kërkuan ta komentojë deklaratën e kreyministrit të Kosovës.

Lexo Edhe:
Përhapja e varianti Delta të COVID-19, rikthehen kufizimet në disa shtete
Vuçiq tha se është i gatshëm të ulet me partitë opozitare serbe për të biseduar lidhur me dialogun Kosovë – Serbi. Ai theksoi se interesi i Serbisë është që të mos ua kthejnë grave serbe fëmijët në arkivole.

“Nëse do të luftojmë për diçka dhe do t’i kthejmë fëmijët te nënat e tyre në arkivole, kjo nuk do ta bëjë të lumtur asnjë nënë. Ne duhet ta ndjekim një politikë serioze, përgjegjëse, ndonjëherë dinake”, tha Vuçiq.

Reklamë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së ka theksuar katër qëndrime të Qeverisë që ai e udhëheq mbi marrëveshjen finale që synohet të arrihet me Serbinë.

“Të gjithë e dimë kërkesën për marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme. Për neve marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB për Kosovën. Pra, një marrëveshje e cila e ka vetëm njohjen nga Serbia. por që nuk pasohet nga ulësja në OKB, ose ofron ulëse në OKB si zëvendësim për njohjen nga Serbia, mund të jetë marrëveshje, por nuk mund të jetë përfundimtare. Dhe marrëveshja është ligjërisht e obligueshme nga pikëpamja e bindja jonë atëherë kur ajo e ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare sipas kërkesave dhe qëllimeve të Konventës së Vjenës për Ligjin mbi Traktatin”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit