3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçiqi për avionët luftarakë: S’e presim miratimin e Kurtit apo të ndërkombëtarëve

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka biseduar në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i kontaktuar nga ky i fundit. Stoltenberg, i cili bisedoi edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, tha se folën për situatën shqetësuese në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Vuçiq, pas bisedës, e quajti “pushtim” prezencën e forcave speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, ndërsa tha se Serbia s’ka nevojë ta pyes askënd për avionët ushtarakë që përshkuan qiellin mbi pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Britani/Mësuesja 28 vjeçare gjendet e vdekur në mes të pemëve, arrestohet …

- Advertisement -

Recetë unike për të përmirësuar fuqinë tuaj mashkullore

“Pushtimi i plotë me automjete të blinduara në veri të Kosovës, i cili po udhëhiqet nga Prishtina, po vazhdon për ditën e shtatë me radhë”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

“Sidoqoftë, të gjithë papritmas shqetësohen kur shohin helikopterë dhe aeroplanë serbë, sepse mendojnë se ata nuk duhet të ekzistojnë, ose nuk duhet të ngrihen derisa Kurti ose dikush nga bashkësia ndërkombëtare ta miratojë këtë”, u shpreh presidenti serb, raporton B92.

Ai theksoi sërish formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Serbia respekton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që i ka nënshkruar, Serbia gjithmonë do të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet, por Serbia ende pyet kur do të fillojë formimi i Asociacionit dhe kur njësitë e blinduara të Kurtit do të tërhiqen nga veriu i Kosovës”, tha Vuçiq.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg njoftoi se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me situatën në veri të Kosovës. Stoltenberg tha se është jetike që Prishtina dhe Beogradi të përmbahen dhe t’i kthehen dialogut.

Të shtunën, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.

Sipas hetimeve preliminare aty janë hedhur dy bomba dore, të cilat nuk kanë eksploduar.

Për shkak të zhvillimeve në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje e ndërpreu vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe u nis drejt Kosovës.

Më herët gjatë të shtunës, kryeministri Albin Kurti deklaroi se dy sulmet në veri, ishin të qëllimshme.

“Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, tha Kurti.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dje tha se përkundër veprimeve të tilla, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të zbatojë vendimin për masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, në tërë territorin e Kosovës.

“Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se dy sulmet e së shtunës në Zubin Potok dhe Zveçan, dëshmojnë se Serbia është “burimi kryesor i destabilizimit në rajon”.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos injorojë, atë që ajo e cilësoi si tendencë të Rusisë dhe Serbisë për destabilizimin e rajonit dhe më gjerë.

Lidhur me situatën kanë reaguar edhe liderët opozitarë, të cilët sot janë takuar me kryeministrin Kurti për ta ofruar mbështetjen e tij në mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit