1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiqin se lë Rusia të nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën

Rekomandime

Historiani, shkrimtari dhe profesori kroat në universitetin prestigjioz në Amerikë, Yale, Ivo Banac, ka thënë se nuk pret që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të nënshkruajë marrëveshjen ligjërisht obliguese me Kosovën.

Në një intervistë për të përditshmen malazeze “Pobjeda”, Banac thotë se arsyeja e dyshimit të tij në këtë aspekt ndërlidhet me interesat e Rusisë në Ballkan dhe shton se BE-ja s’ka çfarë t’i ofrojë Serbisë.

- Advertisement -

“Sepse kjo do të nënkuptonte një ndarje me të gjithë politikën e tij dhe një prishje të prioriteteve ruse në Ballkan.

Nuk shoh se çfarë mund t’i ofrojë Perëndimi në këmbim, përveç përshpejtimit të anëtarësimit në BE, e cila sërish nuk mund të jetë e detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare”, ka thënë Banac.

“Mbi të gjitha, Vuçiqi nuk u ngut të dematojë mendimin e Nenad Popoviqit, njeriut të Putinit në qeverinë e Vuçiqit, i cili me qetësi deklaroi se Marrëveshja e Brukselit ishte e vdekur dhe se Serbia kishte përfunduar integrimin evropian.

- Advertisement -

Ky ishte një mesazh rus”.“Moska është kundër marrëveshjes, sepse zgjidhja e përplasjeve mes Serbisë dhe Kosovës nënkupton disfatë të politikës dhe ndikimit rus në Ballkan. Por, kurrë mos thoni ‘kurrë’”, është shprehur ai.

“Pra, duket krejt normale që Serbia t’i bëjë presion çdo vendi të vogël në Amerikën Qendrore ose në Oqeani që të heqë dorë nga njohja e Kosovës, por nuk është normale kur Kosova të mbrohet nga kjo politikë e bojkotit dhe e denigrimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit