Boksieri kosovar që karrierën e zhvillon në Zvicër, Faton Vukshinaj, është kthyer me fitore në ring, në një meç të vlefshëm për kategorinë e mesme.
Pas një viti mungesë, 29-vjeçari ka mposhtur Alexander Rigasin në Gjermani, duke e fituar meçin me pikë. Vukshinaj dominoi plotësisht.
Në karrierën e tij, Vukshinaj tash ka 12 fitore e dy barazime. Shtatë prej fitoreve i ka me nokaut.
Për shkak të koronavirusit, Vukshinaj nuk ka zhvilluar asnjë duel në vitin 2020. Kështu ishte ndërprerë edhe rrugëtimi i tij drejt majës së boksit ndërkombëtar.