-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vulin alarmon për fluturimin e një helikopteri përreth Vallaçit: Ne do të jemi gati për çdo gjë

Rekomandime

Ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin ka vazhduar të akuzoj edhe alarmoj për çështjen të cilat nuk janë përgjegjësi e tij, kështu sonte ai ka thënë se po vazhdojnë kërcënimet për marrjen e trafo në Vallaç nga ana e Prishtinës, duke përmendur fluturimin e një helikopteri përreth Vallaçit, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

“Sot ka fluturuar një helikopter rreth trafosë në Vallaç, ai nuk ka çfarë të kërkojë aty nëse nuk planifikohet diçka”, tha Vulin duke shtuar se ne do të jemi gati për çdo gjë.

- Advertisement -

Ai shtoi se “jam i shqetësuar, Kurti është qyqar dhe i frustruar pas humbjes në zgjedhjet lokale, ai mendon se është dënuar nga shqiptarët sepse nuk është mjaftueshëm luftëtar. Nuk kupton se as ata nuk duan që kokat serbe edhe shqiptare të rrotullohen rrugëve”, tha ai.

“Ne nuk na duhen vullnetarët rus, mjaftojnë serbët, nëse ndonjëherë vendosim që të vëjmë atë. Shqiptarët kurrë nuk kanë fituar luftë kundër Serbisë prandaj iu duhet NATO. Do të bëjmë çdo gjë të ruajmë paqen, nuk kemi koka fëmijësh për hedhje”, tha Vulin.

Sipas tij Kurti, Gjilas e Jeremiç bëjnë të njëjtën punë “Kurti e ka më lehtë, por kur serbët thonë diçka të tillë, atëherë duhet pyesni pse “vendin tënd duhet ta fyeni edhe pështyni”.

- Advertisement -

Sipas tij më shumë ka krim në jug se në veri, duke u ndërlidh me deklaratën e Gjilas se atje ka kriminel – “serbët në jug edhe veri janë të ndershëm, mos të ishte Serbia nuk do kishin as bukë për të mbijetuar, si të merren njerëz të tillë me krim”!?

Në pyetjen çka pret Gjilas nga Eskobar, Vulin tha se pret që Vuçiqit të i ndalohet marrja me politikë e pastaj të shkohet në zgjedhje “Duan të vënë sanksione Vuçiqit dhe të i ndalohet marrja me politikë”, tha Vulin.

- Advertisement -

Rreth sulmeve ndaj familjarëve të Vuçiq, Vulin tha se “kjo bëhet me plan, nuk mund të bësh asgjë atij atëherë godite tek fëmijët, pasi nuk mund ta mundin në zgjedhje, duan që ai të tërhiqet”, tha Vulin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit