3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Vulin e di që Serbia ka pranuar sovranitetin e Kosovës

Rekomandime

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin që ka gati një vit që promovon një ‘ide të re’ të një ‘bote serbe’ që nuk ka bazë në hegjemoninë serbe në Ballkan, i ka reaguar ashpër zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic, që vlerësoi se nuk i duhet askujt një ide e tillë.

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Slobodan Vujicic, i ka reaguar rëndë ministrit serb Vulin në gazetën serbe Danas për dënimin e deklaratës së Abazovic që hodhi poshtë atë ide si të panevojshme.

- Advertisement -

“Dënimi i ministrit të punëve të brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin që i drejtoi zëvendëskryeministrit të qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazovic për shkak të njohjes së Kosovës dhe qëndrimit se rajonit i duhet një botë eruopiane e një serbe që më së miri tregon se sa dyfytyrësh Beogradi zyrtar dhe sa seriozisht është sëmurë.”

Vujicic shkoi më tej duke shtjelluar hipokrizinë e autoriteteve serbe dhe të Vulin duke përmendur si shembull statusin e partisë serbe në Kosovë, Lista Serbe.

“Ministri Vulin e di mirë që Serbia me krijimin dhe mbështetjen e Listës Serbe brenda institucioneve të Kosovës ka pranuar moti sovranitetin e Republikës së Kosovës, ndërsa ne jemi të bindur që asnjë serb i vërtetë nuk do të donte që ‘botën serbe’ t’ia krijojë Vulin dhe ata të ngjashëm me të”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit