-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vulin i reagon Shaip Kamberit pasi foli shqip në Kuvendin e Serbisë: Termi “shiptari” nuk është ofendues

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka reaguar pasi përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi, duke thënë se Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “shiptari”.

- Advertisement -

Vulin thotë se fjala “Shiptar” nuk është ofenduese, se është një sinonim i fjalës “shqiptar”, dhe sipas tij, Kamberi duhet të ndalojë së mësuari serbët se si duhet të flasin.

Kamberi, i cili është anëtar i Luginës së Bashkuar-SDA, dje duke bërë një pyetje parlamentare në gjuhën shqipe e qortoi ministrin serb për përdorimin e termit “Shiptar”.

Në reagimin e sotëm, Vulin thotë se e ka pritur me padurim Kamberin sot për t’i thënë atë që kishte, por që ai nuk u paraqit në Parlamentin Serb.

- Advertisement -

Vulin shtoi se të gjithë kanë të drejtë të flasin në gjuhën e tyre.

“Shiptari ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij. Nuk është e saktë që ai nuk na ofroi një përkthim, por kjo flet vetë ”, tha Vulin.

- Advertisement -

Kamberi në gjuhën shqip ka reaguar pasi termi “Shiptar” u legalizua me një vendim gjykate në Beograd.

Ndërsa, Vulin thotë se nuk i kupton shqiptarët se pse e kanë problem t’i thërrasin si i quante gjyshi ose stërgjyshi i tyre, duke thënë se “është e vështirë të gjesh një serb që nuk thotë Shiptar, ashtu siç është e vështirë të gjesh një shiptar i cili nuk thotë “shiptar.

Vulin shtoi se në shekullin e 20-të, “Shiptarët ndryshuan emrin e tyre tre herë”, dhe se pas shembjes së Perandorisë Osmane, ata thanë se nuk ishin më Arnautë, por Shiptarë dhe se vendi i tyre ishte “Shqipërija”.

“Edhe letërsia dhe gramatika e tyre ndoqën atë ndryshim. Askund nuk më shkruajnë Arnautët, por Shiptarë. Serbët e morën atë fjalë nga gjuha e tyre, fjalë për fjalë, pa përkthim. Nëse ndryshoni emrin e shtetit, njerëzit në gramatikën dhe letërsinë tuaj, ju do të filloni t’i drejtoheni njëri-tjetrit me versionin anglisht të vendit tuaj, gjuha është një çështje e gjallë, ndoshta me kalimin e kohës serbët do të fillojnë të ju quajnë kështu “, tha Vulin.

Ai tha se “Shiptar” është një sinonim për një shqiptar dhe shtoi se nuk ka urrejtje apo fyerje në këtë, por se është turp që Kamberi të vendosë se si do të flasin serbët.

Ndërsa, për gjatë fjalimit të Kamberit, përfaqësuesit e popullit serbë në Kuvendin e Serbisë filluan protestat me anë të zhurmave. Kryeparlamentari i këtij kuvendi, Ivica Daçiç, kërkoi që të respektohej fjalimi i Kamberit, nën pretekstin e lirisë së fjalës.

Në një prononcim Shaip Kamberi ka thënë se do të flas sërish në gjuhën shqipe në Kuvendin e Serbisë. Por sipas Kamberit kjo nuk e bën shtetin serb demokratik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit