7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mustafa: Sondazhet janë të kurdisura, terreni flet ndryshe

Rekomandime

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, ka thënë se informatat nga terreni tregojnë se kjo parti ka mbështetje të madhe dhe po marrin përkrahje nga qytetarët.

- Advertisement -

“Kemi besim se do të dalim mirë, kemi informata që vijnë nga terreni çdo ditë, informata të kandidatëve, kandidatit tonë Hoti, që situata është shumë e mirë dhe po hasim në përkrahje të madhe”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, sivjet ka qenë një fushatë e pazakontë që është zhvilluar nga studiot televizive.

“Kemi një fushatë diktatoriale, pasi që nga studiot televizive po tentohet të imponohet rezultati zgjedhor.

- Advertisement -

Sondazhet e kurdisura në studio televizive e kanë arritur pjesërisht efektin se dihet kush është fituese, dhe kjo ka ndikuar që VV-ja sot nuk del e t’ju tregoi qytetarëve programin e tyre, programin për zhvillim ekonomik, shëndetësinë… Asgjë nga këto nuk spejgohet për qytetarët. Vetëm e di se marshojnë, por askush nuk e dinë se cili do të jetë kursi i tyre”, ka thënë Mustafa në Debat të RTK’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit