1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vulin: Kush ka bombarduar Serbinë, nuk ka drejtë të kërkojë nga ne vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë

Rekomandime

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se ata që e kanë bombarduar Serbinë nuk kanë të drejtë morale që të kërkojnë vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë dhe “shkatërrimin e miqësisë shekullore”, pasi kush ka urryer Rusinë, nuk e ka dashur Serbinë, shkruan “Beta“.

Këto deklarata Vulin i bëri në televizionin Pink, ku ka vlerësuar se konflikti në Ukrainë ka nis valën rusofobe që sipas tij zakonisht përfundon me serbofobi.

- Advertisement -

“Çdo kush që ka urryer Rusinë nuk e ka dashur Serbinë. Çdo gjë që çfarë sot i bëjnë fëmijëve rusë, do të ia bënin edhe atyre serbë”, vlerësoi Vulin.

Ai u ndërlidhur sërish në idenë dhe siç ka deklaruar misionin e tij për botën serbe – “krijimi i botës serbe, mbetet misionin im politik”, ka thënë ai.

“Kurrë nuk ka pasur Serbi të madhe, çfarë fati po të kishte. Të gjithë popujt kanë synim natyror që të bashkohen, vetëm serbët nuk guxojnë”, tha ai.

- Advertisement -

Vulin në vazhdim shtoi se stabiliteti i Ballkanit “varet” nga Serbia dhe akuzoi liderët e disa vendeve në rajon se “duan grurë, vaj edhe vaksina nga Serbia, ndërkohë që pështyjnë në të”.

“Komshiç dhe Gjukanoviç ndërmjet dy kafshatave të bukës serbe pështyjnë në Serbinë. Kur ju duhet çdo gjë nga vaksinat kundër virusit deri te buka, këtu e kanë Serbinë. Ndërsa Mali i Zi dhe BeH nuk duan të hyjnë në Ballkanin e Hapur, sepse siç thonë është projekt serbo-madh i Vuçiqit”, tha Vulin

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit