1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vulin me deklaratë skandaloze: Reçaku është një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm

Rekomandime

Ministri kontravers dhe propagandues i regjimit në Serbi, Aleksander Vulin ka lëshuar një deklaratë skandaloze duke mohuar gjenocidin e forcave serbe në Reçak.

Vulin e ka quajtur masakrën e Reçakut “një gëshnjeshtër të tmerrshme”, pavarësisht fakteve të pakontestueshme dhe konstatimit nga ambasadori William Walker se ajo që kishte ndodhur atje ishte “KRlM kundër njerëzimit”.

- Advertisement -

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtër të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë nuk ishim as të aftë dhe as të zgjuar sa t’i tregonim gjithë botës se çfarë gënjeshtër e tmerrshme ishte. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregojë gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrës dhe se gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”, tha Vulin.

Madje ministri serb nuk u ngop me kaq duke e quajtur këtë masakër si një falsifikim dhe trillim.

Mbetet të shihet nëse Bashkimi Evropian do të reagojë ndaj kësaj deklarata monstruoze të ministrit famëkeq të regjimit serb.

- Advertisement -

Kujtojmë se më 15 janar 1999, paramilitarët dhe ushtarët serbë rrethuan Reçakun ku vr anë 45 civilë të pafajshëm.

Një ditë pas kryerjes së masakrës, më 16 janar rreth orës 13:30, ambasadori i OSBE-së, William Walker ndodhej në Reçak për të parë atë që kishte ndodhur vetëm një ditë më parë.

- Advertisement -

Walker pasi vizitoi fshatin u ngjit lartë te Gropa e Bebushit dhe pasi po i afrohej luginës së ngushtë ishte tmerruar kur kishte parë kufomat e tre meshkujve të moshuar.
“Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krlm kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”, kishte thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit