Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka reaguar pasi Thesari Amerikan e ka sanksionuar shefin e inteligjencës serbe dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Aleksander Vulin.
Ambasada e SHBA thotë se një vendim i tillë s’ka për qëllim institucionet e Serbisë.
Në reagim thuhet se SHBA është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe që thellojnë ndikimin keqdashës të Rusisë në rajon.
“SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën për të reformuar sistemin gjyqësor, për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë”, përfundon reagimi./Express/
Ministarstvo finansija SAD uvelo je sankcije Aleksandru Vulinu, direktoru Bezbednosno-informativne agencije, nekadašnjem ministru odbrane i unutrašnjih poslova. Ova akcija nije usmerena ni na jednu od institucija Republike Srbije. SAD su nepokolebljive u naporima da razotkriju…
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) July 11, 2023