11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vulin: Nëse ata janë për Kosovën e pavarur, unë jam për Republikën serbe të pavarur

Rekomandime

Votimi i dy anëtarëve të Kryesisë së Bosnjë-Hercegovinë për të pranuar shtetin e Kosovës, ndonëse vendimi nuk është miratuar për shkak të kundërshtimit të liderit të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, nuk i ka pëlqyer ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

- Advertisement -

“Duke votuar për propozimin sipas të cilit Bosnjë-Hercegovina duhet të njohë shtetin e rrejshëm të Kosovës, anëtari boshnjak i Presidencës Xhaferoviq dhe anëtari i zgjedhur i popullit kroat Zhelko Komshiq treguan se nuk u intereson se çfarë mendojnë dhe ndiejnë serbët në BeH dhe duan që Serbia të copëtohet”, ka thënë Vulin.

Vulin pyeti presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për sa kohë do të përpiqet që me autoritetin e tij të ruajë tërësinë e BeH-së, e cila nuk dëshiron të tërë Serbinë, dhe i bëri thirrje thirri që të mos i falë ata për “përpjekjen për të vrarë Serbinë”.

Nëse në Bosnjë-Hercegovinë për një Kosovë të pavarur, unë jam për një Republikë të Pavarur Sërpska, tha Vulin, sipas kumtesës së ministrisë serbe të mbrojtjes, transmeton “Danas”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit