1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vulin nuk tërhiqet as pas reagimit të SHBA-së e BE-së: Reçaku është gënjeshtër, Walker është fajtor për shumë vdekje

Rekomandime

Krahu i djathtë i ish-ministrit të Informacionit në Qeverinë e Serbisë gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vulin, po vazhdon të insistojë në deklaratat e tij kontroverze për Reçakun.

Ai tha se “gjurmët e William Walker-it kundërmojnë gjak” dhe se “pavarësisht nëse ka qëndruar në El Salvador apo Kosovë, pas tij kanë mbetur gënjeshtra dhe kufoma mediatike”, raporton Tanjug.

- Advertisement -

“Lobisti zyrtar i shqiptarëve, të cilit i ngritën një monument, do të ringjallte edhe një herë gënjeshtrën për Reçakun dhe do të justifikonte gjakun e fëmijëve të vrarë në agresionin e NATO-s. Dhe përsëri do të gjente serbët që do të mbështesin dhe konfirmojnë gënjeshtrën për Raçakun si një masakra e civilëve. Aleksandar Vuçiq, serb të tillë nuk ka në Qeveri dhe nuk do të ketë”, deklaron Vulin.

Ai vazhdon të insistojë se Raçaku është gënjeshtër, përkundër deklarimeve të SHBA-së dhe BE-së, të cilat thanë se KRlMl në Reçak është i faktuar mirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit