5.3 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Osmani i reagon ashpër Vulinit pas deklaratave për Reçakun

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj deklaratës të ministrit serb, Aleksander Vulin, i cili e quajti “trillim” dhe gënjeshtër masakrën e Reçakut.

Në një deklaratë të lëshuar nga presidenca, Osmani ka thënë për Vulinin se ish-zëdhënësi i gruas së Millosheviqit po mundohet që me propagandë të përpiqet të ndryshojë faktet historike, por që kjo siç thotë Osmani është e pamundshme dhe e paarritshme, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

“Ish-zëdhënësi i gruas së krimineIit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur KRlM kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën”, thuhet në reagim.

Ajo tutje ka thënë se përpjekje të tilla nga ana e Serbisë janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit.

Deklarata e plotë e presidentes Osmani:

- Advertisement -

Ish-zëdhënësi i gruas së krimineIit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur KRlM kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën.

Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të krimineIëve të luftës është KRlM i përsëritur.

- Advertisement -

Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit