10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vulin për Von Cramon: Për të një serb i mirë është vetëm ai që nuk është i gjallë

Rekomandime

Ministri serb i punëve të brendshme, Aleksandar Vulin, reagoi ndaj kritikave të eurodeputetes gjermane Viola von Cramon për atë që ai e konsideron çështje të brendshme të Serbisë. Vulin me përçmim e këshilloi atë të merret me Kosovën, pasi ata i ‘dëgjojnë urdhrat e saj’ sipas tij.

Ministri serb Vulin nuk u përmbajt në komentet e tij si zakonisht as këtë herë dhe reagoi ndaj kritikave të raportueses në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila vlerësoi se veprimtaria e Telekomi i Serbisë është e papranueshme në mohimin e frekuencës kombëtare të televizionit.

- Advertisement -

Sipas Vulin për Viola von Cramon, një serb i mirë është një serb i vd*ekur apo ai që ka hequr dorë nga vetja dhe Serbia.

“Pak po i duket Viola von Cramon që dëshiron të zgjedhë qeverinë e Serbisë, ajo dëshiron tani të urdhëroj se cilat media do të marrin frekuencën kombëtare. Kriteri nuk është ekspertiza për Viola von Cramon, por qasja e redaktorit për pranimin e Kosovës, braktisja e Republika Srpska’s dhe sanksionet ndaj rusisë”.

Ai shtoi se “Viola bën mirë t’i mbahet Kosovës, sipas tij atje ka aso që pranojnë që t’i urdhërojnë, pasi Serbia është serioz ku vendos ligji”, tha ai ministri kontrovers serb i punëve të brendshme Aleksandar Vulin.

- Advertisement -

Eurodeputetja Viola von Cramon është sulmuar edhe më parë nga zyrtarë serb për qasjen e saj në dukje pro qeverisë Kurti, megjithëse ajo e ka kritikuar shpesh kryeministrin dhe qeverinë e Kosovës për atë që e konsideron jo prioritet të dialogut me Serbinë.

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Djuric, në konton e tij në Twitter në një sulm të pahijshëm kishte shkruar me cinizëm se Viola von Cramon është dashnorja e kryeministrit Kurti me

- Advertisement -

Ajo ishte kritikuar nga pushteti serb për atë që e quajnë mbështetje jo parimore të opozitës serbe gjatë fushatës zgjedhore në Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit