-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vulin reagon ndaj deklaratave të Osmanit, thotë se janë gënjeshtra

Rekomandime

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që kishte thënë se Beogradi u ka ofruar vaksina vendeve të ndryshme në Afrikë me kusht që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Vulin për “Tanjug” ka thënë se nuk është e vërtetë kjo dhe se Serbia ka ndihmuar pa kushtëzime.

- Advertisement -

“Serbia dërgoi teste për koronavirus në Prishtinë, ndaj nuk kushtëzoi me asgjë, ashtu siç i dha Prishtinës kalim të papenguar të vaksinave dhe pajisjeve mjekësore, pavarësisht se dokumentet doganore ishin jo të plota dhe të pasakta.

Mijëra shqiptarë, të cilët për shkak të paaftësisë dhe mosinteresimit të pushtetarëve në Prishtinë nuk mundën të vaksinohen, erdhën në Bunajoc, Preshevë, Vranjë dhe morën vaksina falas.

Duhet të keni barkun si Vjosa Osmani, që të gëlltisni dhe të thoni një gënjeshtër kaq të madhe për Serbinë”, ka thënë Vulin.

- Advertisement -

Osmani deklaroi në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax në Kanada se Serbia merrte vaksinën Sputnik V të Rusisë, dhe ua dërgonte shteteve në Afrikë.

“Rusia ia dërgonte Serbisë një numër vaksinash anti-COVID.

- Advertisement -

Serbia është e interesuar ta luftojë pavarësinë e Kosovës.

Shumë shtete në Afrikë nuk kanë vaksina, kështu që Serbia e përdorte vaksinën ruse, ta dërgojë një pjesë të tyre në shtetet afrikane, duke iu thënë: do t’iu japim vaksina nëse e ç’njohni Kosovën”, deklaroi Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit