5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vulin sërish mohon mizorin e Reçakut: Është një gënjeshtër e tmerrshme

Rekomandime

Në 23 vjetorin e mizoris së Reçakut, ministri serb i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin ka deklaruar sërish se Msakra e Reçakut është “një gënjeshtër e tmerrshme dhe e madhe që duhet zbuluar”.

“Raçaku është një gënjeshtër që shërbeu si justifikim për fillimin e agresionit të NATO-s në ish-Jugosllavi. Reçaku është një gënjeshtër që shërbeu si justifikim për të eliminuar mbi njëqind fëmijë tanë. Ajo gënjeshtër duhet të zbardhet”, tha Vulin.

- Advertisement -

Mohimi i mizoris së Reçakut në mënyrë të përsëritur nga zyrtarë të qeverisë së Serbisë ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë dhe tek autoritetet ndërkombëtare, të cilët janë kundërpërgjigjur duke thënë, se msakra e Recakut është një mizori e dokumentuar mirë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier në ceremoninë e organizuar me rastin e 23 vjetorit të mizoris së Reçakut theksoi se kjo mizoria ishte një ishte një akt eliminues dhe i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës.

Hovenier ka përsëritur se mohimi i kësaj masakre dhe glorifikimi i KRlMEVE të Iuftës, çnderon kujtimin e të eliminuarve, rihap plagët e të mbijetuarve dhe e kthen këtë rajon përsëri në përpjekjet drejt konsolidimit demokratik dhe integrimit të plotë euroatlantik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit