-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vulin: Xhandarmëria serbe shumë e motivuar për t’i mbrojtur njerëzit e saj kudo

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se një Serbi e fortë është garantuese e sigurisë së serbëve në Kosovë, duke shtuar se trazirat e marsit 2004 nuk do të përsëriten më kurrë.

- Advertisement -

Vulin shtoi se xhandarmëria serbe do të përmbushë çdo urdhër të  Vuçiqit, dhe se është “gati, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por siç tha ai, më e rëndësishmja shumë e motivuar, për të mbrojtur njerëzit e saj kudo që është e nevojshme”, shkruan Tanjug.

Duke komentuar thirrjen e Bashkimit Evropian për të dyja palët për të ulur tensionet, Vulin theksoi se sipas Serbisë, Marrëveshja e Brukselit është shkelur në mënyrë flagrante dhe se qëllimi i Prishtinës është të destabilizojë të gjithë rajonin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit