11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Vulini i mbetur pa pozitë, përpiqet t’i hyjë në qejf Vuçiqit, shpif kundër Kurtit

Rekomandime

Ish-ministri serb, Aleksandër Vulin, i cili ka mbetur jashtë qeverisë aktuale, ka filluar të shpif kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

- Advertisement -

Vulin, për t’i hyrë në qejf presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, thotë se Kurti ishte frikacak dhe i dobët, sa kishte qëndruar në burg.

Madje Vulin tha se Kurti, sa qëndroi në burg, tregoi gjithçka që ka ditur për bashkëpunëtorët e tij dhe UÇK’në.

“Vetëm një hipokrit dhe një gënjeshtar si Kurti mund ta akuzojë Serbinë se është fajtore për destabilizimin në Kosovë. Duke gënjyer aq edhe frikësuar, Kurti përpiqet të gjejë fajtorin për keqbërjet dhe dështimet e tij me deklaratat e tij. Dhe çfarëdo që të thotë Kurti, ai nuk i fsheh dot komplekset dhe frikën nga Aleksandar Vuçiq. Pas çdo vendimi të Kurtit, fshihet urrejtja ndaj serbëve dhe kompleksi i një njeriu të pasuksesshëm, gënjeshtar që e urren Vuçiqin më shumë sesa Kosovën. Frikacak dhe i dobët në burgun serb, ai tregoi gjithçka që di për bashkëpunëtorët e tij dhe UÇK-në. Frika që ndjeu atëherë nuk e la kurrë – tha Vulin, shkruan media serbe novosti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit