-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vulini ofendon sërish shqiptarët: Për t’u kthyer në Kosovë me forcë, na mjaftojnë vetëm serbët që janë atje

Rekomandime

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se Serbisë për t’u kthyer me forcë në Kosovë, nuk do t’i duheshin rusët apo ndonjë i huaj tjetër, pasi për këtë, sipas tij, do të mjaftonin serbët në Kosovë.

Vulin kështu i është përgjigjur deklaratës së ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, i cili tha se ka informacione se Serbia po rekruton mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

- Advertisement -

“Kur frika dhe një ndërgjegje e papastër flasin me shqiptarët, ata zakonisht përgojojnë për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiqi.

As presidenti Vuçiq dhe as unë nuk po përgatisim apo kërkojmë vullnetarë rusë.

Nëse Serbia dëshiron që me forcë të kthehet në veri dhe jug të Kosovës, nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë”, tha Vulin.

- Advertisement -

Ai shtoi se për këtë shqiptarët janë bindur kur forcat speciale të Policisë së Kosovës u tërhoqën nga veriu pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai tha se për Kosovën u detyrua NATO-ja t’i kapë armët për të luftuar për shqiptarët, pasi, siç tha, “të vetëm shqiptarët “nuk mund të fitonin kurrë”.

- Advertisement -

Edhe në këtë deklarim, Vulini përdori termin ofendues “shiptari”, duke iu referuar kështu shqiptarëve të Kosovës kur fliste për ndonjë çështje.

Deklaratat me terme ofenduese të Vulinit kishin rinisur që nga tetori i vitit të kaluar, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Shipërisë dhe të Kosovës, të mbajtur më 2 tetor.

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte deklaruar që ambicie e të dy qeverive është heqja e kufirit ndërmjet dy vendeve dhe se një marrëveshje ndërmjet dy qeverive çon në drejtimin që Porti i Durrësit të tranformohet në port të Kosovës.

Por, në një komunikatë të Ministrisë teknike të Mbrotjes së Serbisë, Vulin duke i quajtur shqiptarët e Kosovës me termin perzhorativ “shiptari”, kishte tënë që ajo që u jepet këtyre të fundit, nuk mund t’i ndalohet Serbisë.

Vulin gjithashu ka theksuar që kryeministri Edi Rama po vazhdon me përpjekjet e tij për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”.

Menjëherë kishte reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili i pati bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ta dënojë deklaratën e Vulinit. Duke iu drejtuar Vuçiqit, Rama kishte theksuar se uron që deklarata e Vulinit të jetë shaka, “përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë”, të cilën presidenti serb duhet ta dënojë “pa asnjë dyshim”.

Vulini i kishte reaguar vetë kryeministrit Rama, prapë me termin ofendues “shiptari”, duke thënë se ata “janë popull i ndërshëm që kanë dhënë Esat Pashë Toptanin”.

Ministri serb, Aleksandar Vulin, duke i quajtur shqiptarët me termin ofendues “shiptari” injoron vendimin e gjykatës në Serbi, sipas të cilit ky term “është politikisht jokorrekt dhe ofendues”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit