2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

VV çon përpara emërimin e personit që raportohet se mbanë edhe pesë pozita tjera

Rekomandime

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar në lidhje me votimin e Kryetarit të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, Alban Zogaj, në Komisionin Parlamentar për Legjislacion.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ky proces është bërë në kundërshtim total me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, si dhe në shkelje të nenit 18 të Ligjit për KGJK-në.

Miftaraj ka treguar edhe historikun e shkeljeve të njëpasnjëshme të bëra nga ministria e Drejtësisë, qeveria e në fund Komisioni, shkruan lajmi.net.

“E trishte me pa VV me vazhdu me kapjen e institucioneve dhe shkeljen flagrante te ligjit. Ate qe e kane mbrojte me vite, po e shkelin ne pak dite”, ka shkruar Miftaraj.

- Advertisement -

Postimi i plotë nga Miftaraj:

Sot Komisioni per Legjislacion i Kuvendit te Kosoves ka votu komisionin per Provimin e Jurisprudences ne kundershtim te plote me Ligjin per Parandalimin e Konfliktit te Interesit dhe ne shkelje flagrante te nenit 18 pika 5 e Ligjit per Keshillin Gjyqesor te Kosoves.

- Advertisement -

Historiku:

Ministria e Drejtesise e propozon Kryetarin e Komisionit ne kundershtim me ligj.

Qeveria e miraton propozimin ne kundershtim me ligj.

Komisioni per legjislacion sot e vazhdon kunderligjmerine.

Kuvendi ne ditet ne vazhdim do te votoj nese do te vazhdoj me shkelje te ligjit apo do te ndal kete kunderligjshmeri.

E trishte me pa VV me vazhdu me kapjen e institucioneve dhe shkeljen flagrante te ligjit. Ate qe e kane mbrojte me vite, po e shkelin ne pak dite.

Kapja e shtetit vazhdon, keq qeverisja dhe sundimi i ligjit nuk jane prioritet i qeverise Kurti.

Praktika e supermeneve me ritem te shpejte promovohet nga qeveria Kurti!

Supermenet dhe lepujte po kthehen ne praktike nen qeverine Kurti. 5 dhe 6 pozita apo funksione ne te njejten kohe, tash eshte praktike e Qeverise Kurti. BRAVO!

P.S. IKD flet me fakte! Faktet jane koke forta dhe ekspozojne keq kete kapje te shtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit