10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

VV del me një qëndrim tjetër: Tregojnë pse ftuan Ambasadorët e QUINT’it në takim me LDK’në

Rekomandime

Pazaret politike për ndarjen e pushtetit dhe caktimin se kujt do t’i takojnë pozitat e larta shtetërore, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të mos arrijnë koalicion mes vete për formimin e një qeverie të re, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Pas këtyre problemeve që dy partitë kanë mes vete, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar dje që në takimin e sotëm ambasadorët e QUINT’it të jenë prezentë për t’i ndihmuar për të arritur koalicion.

Ndaj kësaj reaguan menjëherë LDK’ja, e cila tha se ata nuk u pyeten për këtë, nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu tha se ka qenë kërkesë eksplicite e Albin Kurti të ftohen ndërkombëtarët.

Por, ndaj kësaj reaguan edhe Lëvizja Vetëvendosje, Erzen Vraniqi nga Sekretariati për Media nga Vetëvendosje, duke thënë se Kurti e Mustafa ishin pajtuar mbrëmjen e së hënës që në takimin e sotëm të ftonin edhe ambasadorët e QUINT-it dhe Apostolovën.

- Advertisement -

“Në fund të takimit të mbrëmshëm ndërmjet LVV dhe LDK, kishte dakordim që sot ose nesër të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quintit si dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë. Kjo është konfirmuar edhe në komunikimin me tekst që ka pasur kryetari i LVV Kurti me kryetarin e LDK Mustafa mbrëmë në ora 19:30. Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë”, ka shkruar Vraniqi.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe ambasadat e QUINT’it, të cilët kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë takim, ata nuk do të ndërhyjnë dhe nuk përkrahin asnjërën palë në çështjen e arritjen së marrëveshjes për bashkëqeverisje../

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit