10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ndodh edhe kjo, Driton Selmanaj, që ka fituar 16 mijë vota ia tregon derën Vjosa Osmanit, që i mori 177 mijë vota

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër Vjosa Osmanin për të cilën ka deklaruar edhe se është model i gabuar i vendimmarrjes, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Në një intervistë për Saktë, me gazetarin Xhevdet Pozhari, që do të transmetohet në ora 18:00, Selmanaj ka thënë se “koalicioni LV – LDK, i ngjan një “fryti” që dy palët po e vrasin pak para lindjes.

Sipas njoftimit që gazetari që e ka intervistuar Selmanajn ka bërë në faqen e tij, Selmanaj këtë e ka ndërlidhur edhe qeverisjen VV -LDK në Prizren që sipas tij e “tregon fytyrën e vërtetë të Vetëvendosjes”.

Selmanaj për herë të parë kritikon ashpër dhe hapur Vjosa Osmanin, si dhe thotë se është shembull i gabuar i politik bërjes. Sipas tij, dikush që nuk pajtohet me qëndrimet e partisë dhe ndërton karrierë duke vepruar shpesh në kundërshtim me vendimet partiake, është më e udhës të largohet nga partia.

- Advertisement -

Selmanaj nuk e përjashton mundësinë që LDK ta formojë qeverinë nëse kandidati i tyre propozohet nga presidenti.

Kujtojmë që Selmanaj është pjesë e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së që dy mandate.

- Advertisement -

Në zgjedhjet e gjashtë tetorit, ai ka marrë 16.222 vota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit