8.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Deklarata e plotë e presidentit Biden për luftën që nisi Rusia

Rekomandime

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaron se vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë suImi i nisur sot me urdhër të Vladimir Putin.

Bota do të kërkojë llogari nga Rusia, thekson presidenti i SHBA-së Biden.

- Advertisement -

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë humbje shkatërruese të jetës dhe do të shkaktojë vuajtje të njerëzve”, ka deklaruar Biden ndër të tjera.

Deklarata e plotë e presidentit Biden:

Sonte, lutjet e gjithë botës janë me popullin e Ukrainës përderisa po pësojnë një suIm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse.

- Advertisement -

Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë humbje shkatërruese të jetës dhe do të shkaktojë vuajtje të njerëzve.

Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky suIm dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe të vendosur. Bota do të kërkojë llogari nga Rusia.

- Advertisement -

Sonte, unë do të monitoroj situatën nga Shtëpia e Bardhë dhe do të vazhdoj të marr përditësime rregullisht nga ekipi i sigurisë kombëtare. Nesër në mëngjes do të takohem me homologët e mi të G7 dhe pastaj do të flas me popullin amerikan për të njoftuar për pasojat e mëtejshme që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do t’ia imponojmë Rusisë për këtë akt të panevojshëm agresioni kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale. Gjithashtu do të koordinohemi me aleatët tanë të NATO-s për të siguruar një përgjigje të fortë dhe të bashkuar që pengon çdo agresion kundër Aleancës. Xhilli dhe unë sonte po lutemi për popullin e guximshëm dhe krenar të Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit