2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

VV demanton lajmet për 200 mijë vaksinat: Duan të krijojnë pritshmëri për t’u kthyer në suIm ndaj qeverisë!

Rekomandime

Arlind Manxhuka, zyrtar për Informim në Lëvizjen “Vetëvendosje”, ka demantuar raportimet se Qeveria Kurti ka siguruar 200 mijë vaksina Pfizer.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se ky nuk është vetëm informacion i rremë, por artikull i përgatitur plotësisht.

- Advertisement -

“Duan të krijojnë pritshmëri për t’u kthyer në suIm ndaj qeverise”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

- Advertisement -

Ky është rasti tipik se si shtyhet përpara një lajm i rremë (fake neës). Artikullin në linqet dhe fotografitë më poshtë do ta shihni se është identik, madje është marrë direkt pa u ndryushuar fare nga ata që e kanë nisur këtë fake neës. Disa ditë janë përpjekur edhe në portale të tjera por në fund kanë arritur ta nxjerrin vetëm në këto. Një portal ka dërguar pyetje mbi këtë lajm dhe është demantuar, dhe si rrjedhojë nuk ka dalur si lajm, por në këto të tjerat po.

Ky nuk është vetëm informacion i rremë, por artikull i përgatitur plotësisht. Duan të krijojnë pritshmëri për t’u kthyer në suIm ndaj qeverise.

- Advertisement -

Sikur shumë herë të tjera edhe kësaj radhe ky fake neës vjen direkt nga një parti politike, e cila dëshiron të gënjejë dhe ndikojë opinionin publik. Së bashku me dekonspirimin e lajmit dhe personave që e kanë shtyrë atë po dalin në pah edhe mediumet e lidhura ngusht me regjimin e vjetër, normalisht ende jo të gjitha.

Për fund, nëse ju nuk e dini që ne dimë, atëherë ja ku po ju themi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit