1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

VV e merr Prishtinën pa balotazh, e fiton edhe Prizrenin, ky pritet rezultati në komunat tjera

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Nuk kam asnjë dyshim që Prishtinën do ta fitojë Arben Vitia pa balotazh. Ai ende nuk e ka shpalosë as programin e vet dhe prin bindshëm. Kandidatët tjerë, sidomos Uran Ismajli e Daut Haradinaj kanë fushata të mira, por janë në partitë e gabuara për prishtinasit. Atë mund ta rrezikonte vetëm LDK, por kandidati i tyre duket i dorëzuar ende pa u nxehur gara.

Prizrenin në fund, jo pa vështirësi do ta fitojë pas balotazhit Mytaher Haskuka. Anton Quni ka një ngritje të madhe, por karakteristikat e Prizrenit e bëjnë të veten.

Këto janë dy komunat më të mëdha, që kanë mbi 30 për qind të popullatës dhe mbi gjysmën e aktiviteteve ekonomike dhe sociale në vend.

- Advertisement -

Mitrovicën me vështirësi e fiton Bedri Hamza. Edhe ashtu do të duhej, pasi figura e tij nuk duhet të shikohet si e PDK’së, sikurse as ajo e Agim Bahtirit si e VV’së. Ata janë dy individë me karakteristika të ndryshme nga partitë. Intelektualisht, Hamza është me kilometra larg Bahtirit. Edhe në punë është treguar i suskesshëm duke pasë kreditet kryesore për trefishim të buxhetit.

Ferizajin e fiton po ashtu Agim Aliu i PDK’së me meritë. Gjakovën e fiton Ardian Gjini i AAK’së me shumë vështirësi, ndërsa Pejën Gazmend Muhaxhiri i LDK’së lehtësisht.

- Advertisement -

Mendoj që garë e papërcaktuar do të jetë në Gjilan, ku nëse nuk tregohet i shkathët, Lutfi Haziri do t’ia dorëzojë pushtetin VV’së.

Suhareka do të jetë e Bali Muharremajt me meritë. Lipjani do të fitohet nga Imri Ahmeti, i cili duhet të merret shëmbull si duhet të qeveriset një komunë. Deçanin e Junikun i mban AAK dhe do t’ia rrezikojë fitoren LDK’së edhe në Istog.

Por, me shumë gjasë do ta humbë Klinën, e cila mbetet komuna më e papërcaktuara. Aty janë në garë 4 parti dhe nuk dihet as kush do të shkojë në balotazh. AAK qëndron paksa më mirë në start. Por, shumë lehtë mund të ndodhë të shkojnë në balotazh PDK e LDK. Nuk përjashtohet as VV me një intelektual tê spikatur si kandidat, përderisa në shkurt VV u votua me shumicë në këtë komunë. Të katër partite janë seriozisht në garë.

Në Rahovec do të jetë garë e nxehtë në mes të AAK’së e VV’së, ku kjo e fundit lehtësisht mund ta merr pushtetin. Në Dragash, Shtime e Kaçanik PDK mund të pësojë humbje të madhe nga VV, sikurse në Vushtri e Viti LDK’ja.

Podujevën e mban Shpejtim Bulliqi, Kamenicën Qendron Kastrati, ndërsa Obiliqin Xhafer Gashi. PDK mban Drenasin dhe rrezikon Bekim Jasharin seriozisht në Skënderaj.

Përkundër reflektimit pas zgjedhjeve, për shkak të rënies së madhe në elektorat, faktorit Vjosa Osman dhe rritjes së VV’së, më së shumti do të humbê LDK nga këto zgjedhje dhe më së shumti do të fitojë VV.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit