3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

VV e PDK përplasen për buxhetin

Rekomandime

Seanca për rishikimin e buxhetit për vitin 2020, ka përplasur Lëvizjen Vetëvendosje dhe PDK-në.

- Advertisement -

Deputetët e dy partive më të mëdha opozitare kanë hedhur akuza përkitazi me qëndrimet rreth rishikimi të buxhetit për vitin 2020.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar deputetët e PDK-së duke thënë se këta të fundit nëpër seanca kanë pozicion oportunistë, derisa në fund përsëri votojnë.

“Sa i përket kolegëve nga Partia Demokratike, pozicioni oportunistë i kritikës dhe në fund i votimit na kujton edhe të kaluarën kemi pasur situate të tilla edhe me LDK-në edhe me PSD-në edhe me krejt por ky qëndrim oportunistë nuk sjell ndonjë dobi. Ne po e dimë që ky buxhet qon në shkatërrim dhe në rëndim të më tejmë të situatës por megjithatë do ta votojmë sepse populli mendon që kanë me hekë më keq, ky është mashtrim”, ka thënë ai.

- Advertisement -

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit nga PDK, Uran Ismaili i cili ka thënë se vota e sotme e buxhetit, do të bëhet për “hir” të qytetarëve.

“Ne e thamë disa herë që vota jonë që është sot është votë për qytetarin, mirëpo deputeti Aliu e konsideroj që kjo votë është oportuniste por nuk e kishte një qasje të tillë kur ne e votuam kërkesën e Qeverisë Kurti. Edhe sot jemi në situatë të njëjte ku konsiderojmë që si opozitë nuk kemi pozitë ndaj formacioneve politike në dëm të qytetarëve”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Prapë ka reaguar deputeti i VV-së, Liburn Aliu, duke ia rikujtuar Ismailit se kanë votuar vetëm shtyrjen e afatit për 1 muaj për buxhetin, ndërsa shtoi se buxhetin e Qeverisë Kurti nuk e kanë votuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit