4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

VV-ja humb tre deputetë, LDK-ja një, Nisma fiton gjashtë nëse vendimi i PZAP-it është përfundimtar

Rekomandime

Njohësi i çështjeve zgjedhore, Albert Krasniqi, ka shkruar se në rast se vendimi që u mor sot në PZAP për votat nga Serbia dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve, do të ndryshojnë edhe numrat që partitë politike kanë në Kuvend të Kosovës, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Sipas Krasniqit, në rast se ky vendim mbetet përfundimtar, koalicioni NISMA-AKR-PD do të sigurojë gjashtë ulëse në Kuvend të Kosovës.

Këta do të jenë: Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi – Krasniqi, Albulena Balaj – Halimaj.

Derisa i njëjti thotë se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë më pak, LDK-ja një deputet më pak. Nga një deputet më pak do ta kenë edhe PDK-ja e koalicioni AAK-PSD. /Express/

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me këta deputetë:

- Advertisement -

1. Fatmir Limaj
2. Behxhet Pacolli
3. Endrit Shala
4. Haxhi Shala
5. Mirlinda Sopi Krasniqi
6. Albulena Balaj Halimaj

Në krahasim me rezultatet e shpallura:
– VV do të ketë 3 deputetë më pak
– LDK do të ketë 1 deputet më pak
– PDK do të ketë 1 deputet më pak
– AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit