Lëvizja Vetëvendosje ka ironizuar me takimin e thirrur për në orën 15:00, ku do të shihen pas përplasjeve partnerët e koalicionit.
Këtë takim nga partia e Albin Kurtit e kanë quajtur takim të presidentëve.
Ky reagim i LVV-së vjen pas propozimit që bëri AAK-ja për Ramush Haradinajn që ai të jetë kandidat për president i Kosovës.
Pak minuta më parë ndërkaq, Nisma e ka propozuar Fatmir Limajn, derisa ditë më parë edhe AKR-ja kërkoi që Behgjet Pacolli të emërohej në këtë pozitë.
Në anën tjetër, Isa Mustafa, kreu i LDK-së, kohë më parë ishte shprehur i gatshëm për t’u emëruar në këtë pozitë.