10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

VV-ja mbështet idenë e PDK-së për krijimin e një komisioni hetimor për vdekjen e 26 vjeçarit

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar krijimin e një Komisioni Hetimor të Posaçëm për hetimin e vdekjes së të riut në Qendrën Studentore.

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes Fitim Uka ka thënë se kjo parti e mbështet krijimin e një komisioni të tillë, por vetëm si masë të fundit para se të shterren krejt masat e tjera.

“Si masë e fundit në rast se kjo mund të jetë e pamjaftueshme, ne si deputetë të Vetëvendosjes e mbështesim edhe një hetim parlamentar lidhur me këtë çështje. Në rast se deputetët e shohin të nevojshme që të ketë një Komision Hetimor Parlamentar, patjetër që e mbështesim”.

Uka, që është deklaruar për mediat pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se Prokuroria duhet ta hetojë këtë rast me prioritet dhe të gjithë ata që mund të kenë bërë shkelje të mundshme të dalin para drejtësisë, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

“Secili qytetar i Kosovës me të drejtë është ndjerë keq dhe e kemi përjetuar rëndë emocionalisht, edhe ne si deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje humbjen e jetës së 26 vjeçarit nga Gjilani . Gjatë ditë së djeshme, por edhe sot është tentuar të politizohet skajshëm. Ajo çfarë ne kemi bërë thirrje si deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje është që të mos biem ndesh me rekomandimet e OBSH-së që të mos bëjmë publicitet të detajeve të këtij rasti, sepse kjo mund të nxisë edhe raste të tjera”.

“Natyrisht ajo që ne kemi theksuar disa herë në mbledhje ka qenë një hetim i pavarur, Prokuroria të merret seriozisht me këtë rast, ta trajtojë si prioritet. Duhet t’i ndjekim të gjitha procedurat e mundshme ligjore që të kërkojmë raportim të detajizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe kësisoj edhe Prokuroria dhe organet e tjera të nxjerrin para drejtësisë ata të cilët kanë treguar neglizhencë në këtë rast”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit