1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

VV-ja ngre padi për hidrocentralet në Deçan

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur padi për hidrocentralet në Deçan.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi për media, thotë se koordinatori i qendrës së kësaj partie në Deçan, Faton Selmanaj, i shoqëruar nga avokati e aktivisti Getoar Mjeku dhe deputetët Fitore Pacolli e Salih Zyba, dorëzoi sot në gjykatë padi kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë — që thotë se janë dy institucionet përgjegjëse për hidrocentralet që po shkatërrojnë Lumbardhin e Deçanit.

“Selmanaj po i kërkon Gjykatës Themelore të Prishtinës të pezullojë prodhimin e energjisë që po e shtjerrë lumin, po lë banorët e Deçanit pa ujë për pije dhe ujitje dhe po kanos pasoja të pariparueshme për mjedisin”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Tutje, VV-ja thekson se për të mundësuar operimin e hidrocentraleve, Ministria dhe ZRRE kanë dhënë leje dhe licensa në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet për ujërat, mjedisin dhe procedurën administrative.

- Advertisement -

“Me kërkesën e aktivistëve, Gjykata pritet të vendosë brenda tri ditëve nëse do të shtyjë ekzekutimin e akteve të ministrisë dhe ZRRE-së deri në vendimin përfundimtar për anulimin e tyre. Vitin e kaluar, aktivistët e Lëvizjes patën paditur me sukses ZRRE-në lidhur me vendimin për të subvencionuar oligarkët me para të konsumatorëve”, thuhet tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit