-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

VV-ja paraqet propozimin për themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë, prej 2006 e deri sot

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media lidhur me tematikën e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë. Grupi Parlamentar i VV-së, paraqiti propozimin për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë, nga viti 2006 deri më sot.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, në konferencë tha se kjo parti ka shprehur gatishmëri për krijimin e këtij komisioni.

- Advertisement -

“Ju njoftojmë se proceduar kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë”, ka thënë Kusari Lila.

“Propozimi ynë përmban disa tema shtesë si objekt të hetimit. Kur kanë prezantuar kërkesën me 40 nënshkrime as nuk kanë ardhur të kërkojnë bashkëpunim mos me rënë në kurthin që ishin duke rënë”, tha ajo.

Deputetja e VV-së ka bërë kritika ndaj opozitës, bashkë me deputetin Adnan Rrustemi.

- Advertisement -

“PDK, LDK e AAK paraqitën një kërkesë të palogjikshme. Për disa muaj me radhë opozita gjenden në një panik. Në bazë të kërkesës sonë gjithsesi do t’i takojë kryesimi opozitës. Ne vazhdimisht kemi qenë në mbështetje të themelimit të komisionit hetimor parlamentar. Opozita është vetë kurthuar. Kështu është nga 2010 edhe në bazë të ligjit”, tha Rrustemi.

Më herët Partia Demokratike e Kosovës, e gjatë ditës edhe Lidhja Demokratike, kërkuan që Komisioni Hetimor për energjinë të marrë përkrahjen dhe të votohet të enjten në seancë.

- Advertisement -

“Sot bëj thirrje që ky komision të marrë mbështetje në seancën e nesërme. Presim që mazhoranca të reflektojë”, u tha në konferencën e PDK-së.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës.

Ky veprim i opozitës për bojkotim u bë pasi më 19 prill, në seancën e Kuvendit të Kosovës, nuk u arrit të futej në rend të ditës formimi i një komisioni hetimor parlamentar që do të kishte për qëllim hetimin e menaxhimit të krizës energjetike, si dhe shkeljet eventuale gjatë punësimeve së fundi në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Komisioni hetimor është inicuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit