12.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

“VV ka fituar zgjedhjet, edhe pas numërimit të votave të diasporës, Nisma nuk arrin të kalojë pragun”

Rekomandime

Në QNR është duke vazhduar procesi i numërimit të votave nga Diaspora, për të nisur më pas me numërimin e votave me kusht dhe votave të dhëna nga personat me aftësi të kufizuara.

- Advertisement -

Përderisa vetëm po afrohet mundësia e certifikimit final të rezultatit të zgjedhjeve, analisti Armend Muja ka theksuar se me shumë gjasë, pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, Nisma ende nuk të arrij të kaloj pragun (4.98%).

Sipas tij, një shpresë e vogël mbetet në ditët në vijim kur të numërohen votat me kusht e që NISMA-AKR kanë nevojë minimalisht për 1 mijë e 450 vota shtesë për të kaluar pragun mbi 6% e votave me kusht, transmeton Indeksonline.

“Pra, mund të përfundojmë në një situatë që NISMA për 50-70 vota (nuk) kalon pragun. Përndryshe, votat me kusht pritet t’i fitojë VV (29%). LDK kryesisht perforomon më keq në vota me kusht (21%). Pa asnjë dilemë, LVV ka fituar zgjedhjet”, shkroi Muja

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit