Partitë shqiptare bashkë me VAKAT dhe shoqërinë civile do ta kenë një kandidat të përbashkët për kryetar të Mitrovicës së Veriut.
Kjo është bërë e ditur nga Erden Atiq, që është kryetar i VV-së në Mitrovicën e Veriut.
Ai ka thënë se lajmërimi për këtë koalicion do të bëhet në orën 16:00.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë dhe media,
Kemi nderin të ju njoftojmë, që sot në ora 16:00 do të mbajmë konferencë për shtyp tek rrethi matan urës së ibrit (tek ish xhamia e urës së ibrit), ku do të prononcohemi për arritjën e marrëveshjes për bashkimin e shumicës absolute të subjekteve politike në një listë të përbashkët: LVV, PDK, LDK, AKR, AAK, VAKAT, Shoqeria Civile, dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve pakicë.