2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

VV: Trustin njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshtën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje (VV), e cila është në pushtet ka publikuar një video, në të cilën ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për qasjen e saj në ekonomi

- Advertisement -

Partia në pushtet ka thënë se LDK-ja ka tentuar ta shkatërronte sistemin pensional në Kosovë, duke e krahasuar me shkatërrimin serb.

Ndërsa LVV-ja në video përmendi edhe uljen e tatimeve dhe rritjen e pagave.

“E dyta, ajo e tërheqjes së trustit, nuk ndihmon ata që kanë nevojë dhe shkatërron sistemin pensional që kemi. Njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshën deshtën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së. Dhe e treta, ajo e uljes së tatimeve dhe e rritjes së pagave, një propozim që nuk ka sens, një popullzim i pastër që as nuk merr mundin të tregoj se ku do të merren paratë”.

- Advertisement -

Po ashtu, partia në pushtet ka thënë se LDK-ja po mburret me akademikët, derisa ka akuzuar për propozimet e kësaj partie për daljen nga kriza.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mburret me akademikët e saj. Për profesorët e doktorët në universitet publike dhe private. Vetëm për ekonomi ajo ka thuajse gjithë katedrën e kësaj fushe në UP. Por, cilat janë alternativat e tyre për ekonomi në këto dy vite? Propozimi për ta ulur e më pas hequr akcizën, dhe TVSH-në dhe naftën. Tërheqja e 30 për qind të Trustit. Dhe, ulja e tatimeve e rritja e pagave. Këto pra ishin tri propozimet e tyre. E para, ajo për akcizën dhe TVSH-në e naftës, u shërben naftëtarëve ta rrisin marzhën e fitimit. Ne e vendosëm çmimin tavan, i cili uli çmimin për qytetarët”, thuhet në videon e VV-së.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit