Ish-kreu i misionit verifikues të OSBE në Kosovë, William Walker ka thënë se ish-drejtuesit e UÇK po hetohen padrejtësisht në Hagë, pasi qëllimi i luftës se tyre ishte çlirimi i vendit.
Sipas tij, termi te.rrorist nuk mund të përdoret për të përshkruar UÇK-në, por ushtrinë dhe para.militarët serbë si Arkani.
“UÇK është siç e thotë emri i saj. UÇK ishte një grup të rinjsh kryesisht, të cilët nuk e duruan më shtypjen dhe kri.met e luftës qe po kryheshin nga qeveria e Beogradit. Ata morën a.rmët të mbronin veten e tyre, fshatrat dhe të mbronin familjet e tyre dhe rezultat i kësaj ishte luta”, është shprehur Walker për Euronews.al.