3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Wesley Ckark i kërkon Serbisë diçka aspak të lehtë për ta

Rekomandime

Wesley Clark, ish-komandanti i NATO-së që kishte udhëhequr operacionin e bombardimeve ndaj caqeve serbe gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se ‘Serbia duhet të drejtohet kah Perëndimi’.

- Advertisement -

Ai ka thënë se poashtu, është në të mirën e Serbisë që të punojë për anëtarësim në NATO.

“E kuptoj se nuk është e lehtë për Serbinë por kjo do të ishte në interesin e saj, të kthehet kah Perëndimi. Integrimi në Perëndim do t’i sjelltë Serbisë një stabilitet më të madh ekonomik, politik e diplomatik. Serbia është e njohur që i ka dhënë shumë shkencës, duke filluar me Nikola Teslën. Perëndimi dëshiron sa më shumë njerëz të tillë”, ka thën Clark, në një intervistë që e transmetojnë mediat serbe, përcjell Periskopi.

Clark ka thënë se ‘mirëkupton hezitimin e opinionit në Serbi lidhur me NATO-në”, por se ‘bashkëpunimi dhe anëtarësimi në NATO do t’i sjellte shumë përfitime Serbisë’.

- Advertisement -

Ndryshe, gjenerali Clark ka udhëhequr operacionin e NATO-së kundër forcave serbe në Kosovë. Ai është dekoruar nga Presidenti i Kosovës, me Medaljen Presidenciale Jublilare në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës’. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit