10 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Whitaker që erdhi sot në Kosovë si “njeri i Trumpit” është nën hetime të FBI

Rekomandime

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po kryen një hetim nën dyshimet për veprimtari kriminale të kompanisë WPM nga Florida gjatë periudhës kur Mattheë Whitaker, që e vizitoi sot Kosovën, shërbente si amëtuar i bordit të kompanisë.

- Advertisement -

Matthew Whitaker sot ka qëndruar në Kosovë dhe ka marrë pjesë në një tubim elektoral të PDK’së e është quajtur “njeri i Presidentit amerikan Donald Trump”. Ai para një viti ai ishte ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm.

Whitaker para se të udhëhiqte Departamentin amerikan të Drejtësisë ishte anëtar bordi i një kompanie që në vitin 2018 po hetohej për kryerjen e veprimtarive kriminale ndaj veteranëve ushtarakë amerikanë.

Kompania nga Florida “WPM“ akuzohet nga veteranët amerikanë se ajo ia ka vjedhur miliona dollarë dhe i ka manipuluar ata. FBI i ka kontaktuar personat që po akuzonin kompaninë.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Kerri Kupec, kishte thënë se “ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Matt Whitaker ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë aktivitet të dyshimtë të kompanisë ku ishte i angazhuar. Cilado storje që thotë ndryshe është false”.

Kompania akuzohej se ka marrë miliona dollarë nga veteranët. Gjatë 2018’ës ajo është detyruar nga autoritetet amerikane të paguaj 26 milionë dollarë.

- Advertisement -

“Shumë veteranë, dy prej tyre me aftësi të kufizuara, kishin thënë se kanë humbur dhjetëra mijëra dollarë në ËPM, pasi ishin joshur për pagesën e licencimit të shërbimeve, duke u përdorur kredencialet e Whitaker. Megjithatë, asnjë nga ta nuk kishte thënë se ka pasur kontakt direkt me vetë Whitakerin”, kishte shkruar The Guardian në një artikull të publikuar në fund të vitit 2018.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit